top of page

Është fletore e modeluar e përshtatur për në dosjen e fëmijës me qëllim që të aftësohen vogëlushët e klasës së parë në të shruarit bukur të shkronjave, fjalëve dhe fjalive të Gjuhës Shqipe. Autor është Zylyftar Plaku. Paraqitja grafike e vijëzimit të fletores B5 është bërë sipas modelit grafik të Abetares Mbarëkombëtare të Shqipes ndërsa paraqitja grafike e shkronjave është bërë me kujdesin metodik për të mos qenë shumë e ngarkuar por edhe për të arritur një shkrim sa më të bukur kaligrafikisht. Kujdes është i kushtuar ushtrimeve, shkrimit të fjalëve e fjalive, detyrave të kontrollit si edhe parimit didaktik për të shkuar nga e njohura tek e panjohura dhe nga e thjeshta tek më e ndërlikuara.

Fletorja është një ndihmesë e mirë për mësuesit e klasave të para dhe për prindërit me qëllim që fëmijët të mësojnë një shkrim sa më të bukur kaligrafikisht.

Fletorja ka 32 faqe dhe çmim kopertine 100 lekë

Fletore e modeluar B5 Shkronjat e shtypit

SKU: 60324
Lek100.00Price
    bottom of page